AUSTRALI-Një jetë e tërë e kaluar në brigjet australiane në kërkim të dallgëve perfekte. Është jeta e mrekullueshme e Ellie-Jean Coffey, sërfistja 21 vjecare e cila bën sërf së bashku me vëllezërit e saj Jacson dhe Holly-Sue.
Fituese e Australian Pro Junior Series dhe e dyta në International Surfing Association World Junior Competition, Ellie në profilin e saj në Instagram ka 300 mijë ndjekës, të cilët shohin të gjitha fotot e publikuara prej saj, duke bërë sërf dhe skateboard.
Bukuria, që i ka dhënë mundësi të jetë edhe dëshmitare në shumë marka sportive duket se si ka mjaftuar.’Nëse dikush duhet të më gjykojë duhet ta bëjë vetëm për aftësitë e mia teknike dhe jo për pamjen time fizike’, ka shpjeguar sportistja në një intervistë, që përveçse e zonja është edhe e bukur.
(da.xha/BalkanWeb)
