UASHINGTON- Irani duhet të paguajë rreth dy miliardë dollarë dëmshpërblim nga fondet e bllokuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një shumë e pretenduar për më shumë se 1 000 viktima amerikane të sulmeve të përgatitura në mënyrë të fshehtë ose të mbështetura nga Teherani, sipas familjarëve, vendosi sot Gjykata e Lartë amerikane.

Personat që i shpëtuan sulmeve dhe përfaqësuesit e amerikanëve të vrarë kërkojnë dëmshpërblimin nga fondet aktualisht të ngrira në Nju Jork që korrespondojnë me obligacionet e investuara nga banka Markazi, Banka Qendrore e Iranit.

Në mesin e tyre figurojnë të afërmit e 241 ushtarëve amerikanë të vrarë më 23 tetor 1983 në dy sulme kamikaze që goditën kontingjentet amerikane dhe franceze të Forcës Shumëkombëshe të Sigurisë në Bejrut.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: