Franca do të masë forcat në muajin nëntor me Gjibraltarin dhe Greqinë. Për këto takime kualifikuese të Euro 2024, trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps ka publikuar listën e të ftuarve.

Tekniku nuk është kursyer aspak, duke thirrur më të mirët. Sulmi është mjaft i pasur, me Dembele, Griezzmann, apo edhe Giroud. Mesfusha ka emra mjaft premtues si Emery i PSG. Në prapavijë spikat Clauss. Deri më tani, Franca ka grumbulluar 18 pikë.

Lista e Francës:

Portierë: Alphonse Areola, Mike Maignan, Brice Samba

Mbrojtës: Jonathan Clauss, Lucas Hernandez, Theo Hernandez, Ibrahima Konate, Jules Kounde, Jean-Clair Todibo, Ëilliam Saliba, Dayot Upamecano

Mesfushorët: Eduardo Camavinga, Youssouf Fofana, Boubacar Kamara, Adrien Rabiot, Ëarren Zaire-Emery

Sulmues: Kingsley Coman, Ousmane Dembele, Antoine Griezmann, Olivier Giroud, Randal Kolo Muani, Kylian Mbappe, Marcus Thuram

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: