Nuk ka mrekulli, por Ballkani i Ilir Dajës merr një pikë të vyer në Astana pas barazimit 0-0, një pikë që mban në lojë ekipin nga Suhareka. Kampionët e Kosovës zhvilluan një sfidë shumë të mirë, luajtën si të barabartë, madje me pak fat mund të marrin diçka më shumë nga transferta kazake. Në shifra, Ballkani ishte superior teksa kishin 57% kontrollin e topit, krijuan 12 raste për gol, goditën 4 herë kuadratin. Gripshi dhe jo vetëm flirtuan me golin e avantazhit, por nuk ishin të saktë në finalizim. Kjo pikë për Ilir Dajën nuk është për t’u hedhur poshtë, përkundrazi është një rezultat pozitiv:

Me 4 pikë në 4 ndeshje, Ballkani renditet në vendin e tretë C, po aq pikë sa Astana dhe plus një pikë në raport me Dinamo Zagreb. Në konferencë për shtyp, Daja theksoi se ekipi nuk është nën presion pasi nuk është kusht kualifikimi i fazës së grupeve në Konferencë Ligë, por llogaritë do të bëhen në fund pasi në dispozicion janë dhe dy ndeshje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb