Komisioni i Integrimit u përfshi nga debate paraditen e kësaj të premteje ndërsa deputetët e opozitës bllokuan mbledhjen duke u rënë tavolinave.
“Nuk ka kuptim që ky komision në çështjen më të rëndësishme që ka që është buxheti të silleni kështu”, tha Etilda Gjoni, drejtuese e seancës.
Ndërsa deputeti Saimir Koreshi tha se opozitës nuk po i jepet fjala. “Ju nuk po na jepnin akoma fjalën, ti thua buxhetin”, tha ai. Më pas deputeti Oerd Bylykbashi tha se buxheti trajtohet si bakllava. “Sot e keni si bakllava, nesër si hallvë. Kështu e trajtoni buxhetin”, tha Bylykbashi.
