Këngëtari i njohur i muzikës tallava, Mandi Nishtulla, i ftuar në “Më lër të Flas”, kërkoi që të miratohet ligji për të pasur më shumë se një grua.

Ai deklaroi se ka katër gra pa letra teksa u shpreh se ligjërisht është i martuar vetëm me një partnere, e cila është 10 vite më e re, teksa shtoi se ajo nuk është kundër poliganisë.

“Leku kështu nuk shijohet. Në qoftë se në Shqipëri nuk del ligji që një mashkull të ketë 7 kurora, nuk do futet Shqipëria në kurorë. Femra është një gradë e ulët para burrit sepse burri e ka nxjerrë nga brinja vet. Kam katër gra pa letra vetëm këtë të voglën që e kam 10 vite më të vogël se unë e kam me letra. Po të lejohej e kisha bërë se nusja nuk është kundra. E falënderoj që pa lejen time i dërgon lekë fëmijëve të mi”- tha këngëtari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: