Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro në një sërë fushash sa i përket progres-raportit të Bashkimit Evropian, ndërsa ajo njeh përmirësim vetëm në fushën e jashtme. E ftuar në News 24, Tabaku shprehet se përmirësim i lehtë brenda vendit është vetëm në fushën e statistikave.
“Ka dy fusha ku ka ndryshim, që është fusha e administratës publike që ka përkeqësim nga militantizmi dhe statistikat që ka një përmirësim të lehtë. E vetmja fushë ku Shqipëria ka avancim dhe kjo jo vetëm vitet e fundit është fusha e politikës së jashtme dhe ravizimi i mbrojtjes me Bashkimin Evropian edhe si pasojë e mbështetjes ndaj luftës në Ukrainë.
Në të gjitha fushat e tjera është njësoj. Praktikisht kemi ndenjur në vend edhe një vit tjetër. Ne kemi kërkuar hapjen e negociatave shumë vite më parë edhe si motivim të brendshëm. Me hapjen e negociatave nuk do të ketë pengim të opozitës. Në të gjitha fushat kryesore nuk ka pasur progres”, theksoi ajo.
