Presidenti rus Vladimir Putin është gjithmonë i hapur për dialog, por ky i fundit duhet të jetë produktiv dhe jo bisedë boshe, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke iu përgjigjur kancelarit gjerman Scholz.
Scholz tha se ishte i hapur për të zhvilluar bisedime me Putinin në të ardhmen, ndërsa Peskov theksoi se kreu i Kremlinit nuk i përjashton kurrë kontaktet me palën tjetër.
“Presidenti ka qenë dhe mbetet gjithmonë një adhurues i bisedave të orientuara drejt rezultateve, jo vetëm të flasë për hir të bisedës”, u shpreh ai.
Më herët, Scholz tha se synonte të vazhdonte një dialog me liderin rus, diçka që ai e sheh si absolutisht të nevojshme.
