Gjykata e Posaçme ka lënë në  burg Behar Bajrin që sipas prokurorisë akuzohet për organizimin e vrasjes së Gjin Ndoj, plagosjen e Tauland Pepaj dhe planifikimin e disa atentateve të tjera. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura gjyqtarja Atalanta Zeqiraj pranoi kërkesën e dy prokurorëve Altin Dumani dhe Arben Krajën, që Behar Bajri të vijoj masa shtrënguese arrest në burg.

Bajri u ndalua në Strasburg gjatë një operacioni mes Shqipërisë dhe Francës. Ai u ekstradua një ditë më parë me masa të forta sigurie.

Bajri po planifikonte të vriste edhe Ibrahim Licin, Dorian Dulin dhe Genc Tafilin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: