Një kitarë e yllit të muzikës britanike, Eric Clapton ndërsa ishte pjesë e grupit rock ”Cream”, është shitur gjatë një ankandi.

Kitara elektrike ”Gibson SG” e vitit 1964 u shit për 1 270 000 dollarë.

Shtëpia e ankandeve tha se ”kjo është kitara më e shtrenjtë Clapton e shitur ndonjëherë në ankand”.

Ajo njihet si kitara e ”Clapton’s Fool”, e cila është bërë me porosi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb