Trajneri i njohur, Mirel Josa, në një intervistë për News 24 ka vlerësuar në maksimum Shqipërinë, lojtarët, trajnerin Sylvinho pas kualifikimit në Euro 2024. Gjithashtu, ai foli edhe për situatën e disa lojtarëve të ndryshëm, si Broja.
“Ne duhet të lëmë të qetë trajnerin e Kombëtares dhe të vazhdojnë rrugën me Sylvinhon. Unë shikoj një seleksionim të duhur të lojtarëve, jam i kënaqur me këtë trajner. Për momentin jemi në Euro 2024, kemi djem që luajnë futboll të mirë.
Kemi ndryshuar mënyrë lojë, pra kemi implementuar në formacion lojtarët e duhur. Ai ka dubluar lojtarët, ka ndryshuar mënyrë lojë. Në 2016 kemi luajtur me 4-1-4-1.
I ka të gjithë lojtarët në vendin e duhur. Asani nuk mund të luante mbrojtës i majtë me Rejën.
Broja? Broja nuk diskutohet, nuk diskutohet. Për momentin që kishim probleme, me siguri nuk ishin të brendshme. Ai ka shkuar vetë, pra Sylvinho ka takuar Brojën në Londër. Broja aty është, duhet të vijë në Europian se nuk bën ndryshe. Do jetë lojtari kryesor i Shqipërisë.
(J.S/BalkanWeb)
