Jessica Biel ka kaluar një periudhë të vështirë që kur Britney Spears ekspozoi të vërtetat e lidhjes me Justin Timberlake, në librin e saj me kujtime “The Woman In Me”. Kjo nuk është hera e parë që jeta e Biel përballet me polemika, pasi Timberlake është akuzuar më parë për tradhti ndaj saj. Prandaj, është e vështirë për të që t’i besojë atij kur njerëzit përreth saj mendojnë se ajo është e martuar me një njeri jo të besueshëm, tha një burim i brendshëm për “In Touch Weekly”.
Zbulimi se Timberlake e detyroi Spears të abortonte fëmijën e tyre dhe detajet e tradhtisë së tij ndaj Spears kanë shkaktuar tension të madh në shtëpi për çiftin. Është një makth që thjesht nuk do të largohet,” tha burimi i brendshëm. “Ka qenë shumë e vështirë për martesën e tyre. Pavarësisht gjithçkaje, Jessica po qëndron pranë Justin-it, tha burimi i brendshëm, por zbuloi se “është e mërzitur që mësoi se si ai e trajtoi Britney-n në të kaluarën”.
Ajo nuk mund t’i shpëtojë ndjenjës së torturimit nga e kaluara e tij,” tha burimi, duke shtuar, “Jessica gjithmonë krenohej me martesën e saj të mrekullueshme, por ajo ka marrë disa goditje në vitet e fundit. I dhemb që njerëzit mendojnë se ajo është e martuar me një njeri jo besnik. Si përfundim, burimi thekson se Timberlake thotë se ishte shumë i ri kur Spears mbeti shtatzënë dhe përpiqet të justifikojë atë që bëri, gjë që e bën më të vështirë për Biel që ta falë.
