Gjykata e Apelit në Krimet e Rënda ka dhënë vendimin për të akuzuarit që kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminal në prodhimin dhe shitjen e kanabisit. Gjykata dha vendimin që Razip Gate Mahmutaj të dënohej me 11 vite burgim. Mahmutaj akuzohet për veprat penale “grup të strukturuar kriminal’, ‘kundërshtimin e punonjësve të policisë së rendit publik kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal’ si dhe ’kultivimin e bimëve narkotike’.
Me 11 vite burg u dënua edhe Arjan (Servet) Basha me akuzat ’grup i strukturuar kriminal’, ’kundërshtimin e punonjësve të policisë së rendit publik kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal’, ’prodhim dhe shitje narkotikësh kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal’. Gjykata vendosi që Englied Aliko, të dënohej me 8 vite burg me akuzat ’Grup të strukturuar kriminal’, ’Prodhim dhe shitje narkotikësh’, të kryera në kuadër të ‘grupit të strukturuar kriminal’, po ashtu gjykata vendosi që Matjas Bocai, të dënohet me 5 vite burg me akuzat ’grup të strukturuar kriminal’, ’kundërshtimin e punonjësve të policisë së rendit publik në kuadër të një “grupi të strukturuar kriminal’.
Ndaj të pandehurve të tjerë u la në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë. Gate Razip Mahmutaj, i cilësuar si kreu i një grupi kriminal që drejtoi sulmin ndaj policisë gjatë superaksionit për të mësyrë në fshatin simbol të hashashit Lazarat e dëgjoi në heshtje dënimin dhe nuk bëri asnjë koment po kështu dhe të pandehurit e tjerë. Në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër prej vitesh kultivohej lënda narkotike e llojit “canabis sativa” në kundërshtim me ligjin dhe u dokumentuan dhe prova të kësaj veprimtarie kriminale ku në shumë raste ka paraqitur vështirësi pas përpjekjeve të policisë së shtetit për t`u futur në këtë fshat.
(m.k/GSH/BalkanWeb)
