Shqipëria u kualifikua në Euro 2024 pas zhvillimit një fushate eliminatore mjaft të mirë, ku grumbulloi 15 pikë. Mbrëmë ishte natë feste në “Air Albania”, pavarësisht rezultati zhgënjyes 0-0 ndaj modestëve nga Ishujt Faroe.
Në Serbi, përveç lajmit të thatë disa ditë më parë për kualifikimin e Shqipërisë, në edicionin e sotëm kanë vendosur të merren me diçka që ata e konsiderojnë skandal.
Bëhet fjalë për një banderolë mbrëmë, ku shkruhej: “Zoti është shqiptar”.
'God is Albanian' banner was displayed during the match between Albania and the Faroe Islands. pic.twitter.com/d9WGcUNR43
— kos_data (@kos_data) November 20, 2023
“Një mesazh i turpshëm bëri xhiron e planetit” – lexohej në titullin e Kurir.
“Tifozët shqiptarë brenda një kohe të shkurtër krijuan një sërë skandalesh dhe para se të digjnin flamurin e Serbisë, kanë vendosur edhe një pankartë që sulmonte fenë, kishën dhe Zotin” – Shkruan mediumi i njohur serb.
(J.S/BalkanWeb)