NGA ZONJA VJOLLCA*

1 pulë mesatare
1-2 kokrra qepë
2 kokrra domate
Patëllxhanë
2 speca
Vaj ulliri
Kripë, piper të zi
Majdanoz
Qepë të njomë
60 gr. Parmixhano

Polenta

200 gr. Polentë
800 ml. ujë
1 karotë
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
Majdanoz
Kripë, piper
30 gr. gjalpë

Vendosim në zjarr një tenxhere ku shtojmë 1 kokërr qepë, 1 karotë dhe gjysmë tufë majdanoz, 2 thelpinj hudhër, kripë pipër, koncentrat pule. Fillimisht lajmë dhe thajmë më pas pulën dhe e copëtojmë në copa.

Në një tigan të thellë ngrohim vajin e ullirit dhe e kaurdisim pulën për 10-15 minuta derisa në tigan të mos ketë më lëng. Ndërkohë presim qepën në kubikë dhe domatet pasi u kemi larguar farërat.

Patëllxhanët i presim dhe ato në kubikë sëbashku me specat. Fillimisht shtojmë tek copat e pulës qepën e kaurdisim pak duke e shtuar të prerë në formë rrathësh.

Specat, patëllxhanët dhe domatet  i rregullojmë më kripë, piper të zi duke i trazuar mirë dhe shuajmë me verë të bardhë. I lëmë sa të avullojë vera duke shtuar 2-3 garuzhde me buljon perimesh e lëmë të ziejë për 10 minuta dhe në fund e spërkasim me majdanoz.

Ndërkohë kullojmë lëngun e perimeve me pulë. Vendosim 800 ml. ujë në tenxhere dhe në momentin kur buljonë të jetë ende i nxehtë shtojmë gjalpin dhe gradualisht hedhim polentën duke e trazuar me rrahëse vazhdimisht derisa të ziejë. Ky proces zgjat 7-8 minuta. Në fund shtojmë pak parmixhano te grirë.

Shtojmë polentën në një pjatancë vendosim anash copat e pulës mbi to, hedhim perimet, I spërkasim me qepë të njoma dhe mbi polentë përsëri pak parmixhano.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: