Në prag të hapjes së sezonit veror, Europian Best Destination fton udhëtarët që të vizitojnë një ndër plazhet më të mira të Europës për vitin 2016: as më pak dhe as më shumë se sa Ksamili ynë.

“A jeni gati që të zbuloni plazhet më të mira në Europë? Ne ju sjellim një përzgjedhje të plazheve më të mira të kontinentit për tu relaksuar, për të bëra festa, madje edhe vetëm për të ecur. “- shkruhet në artikullin e Europian Best Destination.

Plazhi i Ksamilit gjendet në mesin e plazheve marramendëse të Kroacisë, Spanjës, Portugalisë, Ishulli i Korsikës, si dhe plazhet e fqinjëve tanë grek dhe italianë.

Për plazhin në jug të Shqipërisë, artikulli shkruan: “3 ishujt Ksamil kanë bukuri të pazbuluara të këtij vendi. Ata mbeten jeshilë gjatë gjithë vitit dhe mund të aksesohen me varka të vogla. Por ka raste që njerëzit shkojnë edhe me not. Ujërat e pastra në thellësi i bën plazhet përreth ishujve të jenë më të veçanta”. (monitor)
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: