Frikë për Mario Balotellin. Sulmuesi i Adana-s, aktualisht i dëmtuar, ka dalë nga rruga duke pësuar një aksident të rëndë automobilistik, kjo duket qartë teksa shihet makina e tij, e bërë copë-copë, pamje me të vërtetë të frikshme. Balotelli u përplas në rrugën e Brescia-s teksa dyshohet si po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Balotelli doli pozitiv në testin e parë të alkoolit, por më pas e refuzoi duke bërë që t’i tërhiqej patenta, por në atë moment nuk e kishte me vete. Për fat të mirë, sulmuesi “azzurr” doli pa dëmtime serioze nga ky aksident.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb