Legia barazoi 2-2 në kampionat ndaj Warta Poznan, në një sfidë që prodhoi gola dhe spektakël. Mysafirët shënuan dy herë me Prikrul dhe Eppel, ndërsa Josue shkurtoi diferencat brenda pjesës së parë.
Sulmuesi shqiptar i Legias, i dhuroi një pikë skuadrës së tij me golin në minutën e 63-të. Pavarësisht 5 minutave shtesë, nuk pati ndryshim rezultati. Muçi po luan sezonin e katërt te Legia, pasi kaloi 3 sezone në kryeqytetin shqiptar, duke mbajtur veshur fanellën e skuadrës së Tiranës.
Kjo e shtunë futbollistike ishte mjaft e mirë për futbollistët shqiptarë, pasi gjetën golin edhe Cikalleshi & Seferi.
GOL! Muci strzela wyrównującą bramkę i walka o wygraną w ostatnich minutach zapowiada się kapitalnie 🔥
📺 Mecz możecie oglądać w CANAL+ SPORT i CANAL+ online: https://t.co/Dacm2GZGSl pic.twitter.com/xi49rv9ZS6
— CANAL+ SPORT (@CANALPLUS_SPORT) November 25, 2023
(J.S/BalkanWeb)
