FC Union Berlin ka gjetur trajnerin që do të marrë drejtimin e ekipit, pas largimit nga detyra të Urs Fischerit. Nenad Bjelica do të udhëheqë skuadrën gjermane, që përvecc Bundesligës, luan edhe në Champions League. Kroati 52-vjeçar mbahet mend për periudhë te Trabzonspori, ndërsa ka licensën PRO të UEFA-së për trajnerë.

Danijel Jumic do jetë ndihmësi i tij, ndërsa më parë ka qenë teknik i skuadrave si Austria Vienna, Spezia e Lech Poznan.

“Tek Nenad Bjelica shohim një trajner me përvojë, i cili ka punuar me sukses në vende të ndryshme. Ai e ka të qartë se si dëshiron ta udhëheqë ekipin tonë dhe çfarë lloj futbolli do luajë, ne po i besojmë këtë pozicion pune. Suksese” – tha Dirk Zingler, President i klubit.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb