TIRANË- Deputeti i Partisë Socialistë, Taulant Balla, ka falënderuar Spitalin Amerikan që iu përgjigj thirrjes së tij për shpëtimin e jetës së 13-vjeçarit nga Elbasani. Në një status në facebook, Balla shkruan se dje është njohur me kërkesën e familjes Muça, djali i së cilës Kleo ka nevojë për një ndërhyrje nga mjetë të huaj.
“Dje u njoha me kërkesën e familjes Muça nga Kodra Bujaras e Elbasanit për nevojën e një operacioni të specializuar nga mjekë të huaj të djalit 13-vjeçar Kleo Muça. Jam shume i gëzuar të ndaj me ju lajmin shumë të mirë, por edhe falënderimin për Spitalin Amerikan, i cili u vetë-angazhua dhe ju përgjigj kërkesës time, për të marrë përsipër këtë ndërhyrje kirurgjikale. Shkoftë me sukses operacioni i dashur Kleo, jemi me ju familjen Muça. Dhe njëherë faleminderit doktorëve dhe infermierëve të Spitalit Amerikan”, shkruan Balla.
(m.k/BalkanWeb)
