Chelsea pësoi një humbje të rëndë 4-1 përballë Newcastle, një tjetër zhgënjim i madh që i detyron blutë të futen edhe një herë në merkaton e janarit. Sipas Daily Telegraph, blutë kanë vendosur të bëjnë gjithçka për të marrë në Londër sulmuesin Victor Osimhen, i cili po ashtu ka dhënë dritën jeshile për një transferim të tillë.
Sigurisht, transferimi i Osimhen ka një kosto shumë të madhe, minimumi 100 mln euro, për këtë arsye Chelsea është i detyruar të sheh për të minimizuar shpenzimet, për këtë arsye në skenë del sërish emri i Armando Brojës.

Pavarësisht se sulmuesi shqiptar ka një kontratë deri në 2028 nuk është çudi që Broja të nxirret në shitje, në një kohë kur ofertat për të nuk mungojnë si në Angli dhe jashtë ishullit.
(BalkanWeb)
