Ishte në dyshim të fortë, më saktë nuk duhet të luante pasi vinte nga Brazili me një dëmtim në gju, por Rodrygo jo vetëm zbriti në fushë nga minuta e parë kundër Cadiz, por realizoi një “dopietë” fantastike, udhëhoqi Real Real Madrid në suksesin e pastër 0-3 në transfertë. Në minutën e 14-të, sulmuesi brazilian realizoi një super gol duke kaluar “mbretërorët” në avantazh. Me fillimin e pjesës së dytë, Rodrygo, sërish me një aksion të bukur personal shënoi dhe golin e dytë.

Nuk mund të mungonte në këtë “banket” as Jude Bellingham i cili në minutën e 74-ët kompletoi fitoren e Real Madrid që për momentin e sheh vetën në krye të La Liga-s. Pavarësisht fitores, Carlo Ancelotti nuk ka shumë arsye për të festuar pasi në këtë sfidë humbi një tjetër lojtar, Luka Modric. Mesfushori kroat i bashkohet në infermieri lojtarëve të tjerë si Vinicius Jr, Guler, Militao, Kepa, Courtouis, Camavinga, Tchouameni dhe së fundmi Brahim Diaz i cili u dëmtua në momentet e fundit, ishte projektuar si titullar kundër Cadiz.

Icardi
Icardi

Në pritje të lojtarëve të dëmtuar, Real Madrid pritet të jetë aktiv në janar, për të afruar ndonjë lojtar pasi situata është shumë e vështirë. Sipas mediave spanjolle, Reali po shqyrton mundësinë për të transferuar në Madrid, Mauro Icardi-n. Sulmuesi argjentinas po kalon një rini të dytë teksa këtë sezon në 13 ndeshje me Gallatasari ka shënuar 11 gola.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb