Borussia Dortmund konfirmon se mbrojtësi 28-vjeçar, Niklas Sule nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Milanit të martën, takim ky i vlefshëm për grupet e Champions League.
“Niklas Sule nuk do jetë me ne për arsye shëndetësore. Karim Adeyemi dhe Sebastien Haller, të cilët munguan të shtunën kundër Borussia Mönchengladbach, janë pjesë e grupit. Pas mbërritjes, fillimisht shkojmë në hotelin e ekipit. Në mbrëmje, trajneri Edin Terzic dhe lojtari Julian Ryerson do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp para se të zhvillohet seanca përfundimtare stërvitore në stadiumin Giuseppe Meazza” – Shkruan klubi.
Sule është një nga lojtarët kryesorë të verdhezinjtë, pasi ka bërë 13 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për skuadrën gjermane. Dortmundi është i pari me shtatë pikë, ndërsa Milani në vendin e tretë me pesë pikë. Në këtë grup janë edhe PSG e Newcastle.
(J.S/BalkanWeb)
