Numri një i stolit të Kukësit, Stavri Nica ka shprehur pakënaqësinë e tij për një lojtar, pas barazimit 2-2 me Skënderbeun!

“Pjesën e parë dola nga funksioni si trajner pasi duke patur lojtarë me karakter të poshtër si Rashiti, dëmton skuadrën pasi futet në fushë edhe tallet. Do i kërkoj klubit të marrë masa për këta lojtarë. Të jenë në skuadër ata lojtarë që i përgjigjen kërkesave të lojës dhe skuadrës.

Të shohim si vepron klubi pasi un nuk qëndroj trajner me natyra të tilla. Nuk ka rëndësi niveli, rëndësi ka të hyjë në lojë e të luftohet. Nuk mund të abuzohet me skuadrën. Unë vendos të rri trajner me lojtarë që kanë karakter e i përgjigjen kushteve të klubit.

Nuk jam i kënaqur me pikën pasi pjesa e parë ishte një lojë për t’u harruar që unë se harroj dot. Na nxorrën shumë zbuluar, toleruan tmerrësisht dhe kjo është përbërja që ka klubi. Unë nuk rri me lojtarë pa karakter” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: