Vrasja e Liridona Murselit ka tronditur mbare opinionin publik, veçanërisht pas kthesës që mori ngjarja, në të cilën u përfshi bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili ka pranuar se ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e 30-vjeçares.

Me një qetësi vrastare ai u shfaq në ditën e varrimin të bashkëshortes Liridona teksa mbante në krah trupin e pajetë të 30-vjecares dhe bënte homazhe duke pritur mesazhe ngushëllimi nga të. Në një video të publikuar nga indeksonline, Naimi shfaqet në ditën e varrimit të Liridonës, me dorën në zemër dhe ‘tepër i prekur’ teksa i jep lamtumirën e fundit nënës së fëmijëve të tij.

Kujtojmë se “Grabitja” e stisur në Prishtinë zgjati vetëm pak më shumë se 24 orë dhe pas ceremonisë mortore ndaj nënës së fëmijëve të vet, Naim Murseli shkoi në qelitë e burgut.

@oengjull

♬ son original – Engjull Osmani

Kjo ngjarje duket shumë e ngjashme me atë që ndodhi në Greqi ku piloti grek Babis Anagnostopoulos vrau bashkëshorten, një ngjarje shumë e rëndë dhe e vështirë për tu zbuluar.

Teksa piloti grek thuhej se kishte një lidhje paralele dashurie, për Murselin ende nuk dihet se çfarë qëndron pas aktit makabër që ndërmori.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb