Shqipëria “peshkoi” Italinë, Spanjën dhe Kroacinë në shortin e Euro 2024. Nëse me dy skuadrat e mëdha si Italia dhe Spanja jemi përballur, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kroatët, kundërshtarë të cilët për herë të parë me ta do ndeshemi në Europian.
Takimi i kuqezinjve të Silvinhos ndaj të besuarve të Dalic është i planifikuar me 9 qershor në stadiumin “Hamburg”. Përfaqësuesja kroate ka njohur rritje vitet e fundit, duke ia dalë shpeshherë të bëjë befasinë dhe të bëjë një ecuri fantastike në evenimente europiane.
Sa i takon kualifikueseve, Shqipëria e mbylli fushatën Kampionati Europian në vendin e parë në grupin E, duke grumbulluar 15 pikë, me 4 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje. Arritje e madhe kjo për Kombëtaren shqiptare, të drejtuar nga trajneri Silvinjo.
(J.S/BalkanWeb)
