TIRANE

Ju e shihni çdo ditë duke moderuar lajmet në ekranin e News24. Por këtë herë moderatorja Ina Qirjo është shfaqur ndryshe në ekran. E ftuar në Vila24 ajo erdhi në një rrëfim ndryshe për familjen dhe jetën profesionale duke prezantuar për herë të parë vajzën e saj Sia e cila ka njëzetë muaj që ka ardhur në jetë.

“ Ne njerëzit e ekranit mundohemi gjithmonë t’i fshehim hallet tona, emocionet por sot është e pamundur. Në daljet e mia në ekran gjithmonë kam qenë e zonja për të përballuar emocionet por kjo është dalja ime e parë me vajzën dhe jam shumë e emocionuar. Në fund të ditës ne jemi njerëz si gjithë të tjerët dhe përballemi me situata të ndryshme. Unë jam kthyer në punë tre muaj pas lindjes së vajzës dhe ishin ato kilogramët e tepërt pas shtatazanisë për të cilat kam marrë jo gjithmonë komente pozitive. Në fillim mërzitesha nga komentet negative por me kohën kam fituar imunitet”- tha moderatorja.

Gjatë bisedës moderatorja u surprizua dhe nga një video mesazh nga bashkëshorti i saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: