Ndërsa konflikti Izrael-Hamas vazhdon, ka një shqetësim në rritje se si situata mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve në Gaza.

Mund të ketë më shumë vdekje në Gaza nga sëmundjet dhe një infrastrukturë e dëmtuar shëndetësore sesa nga bombat dhe raketat, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Ne do të shohim më shumë njerëz që vdesin nga sëmundjet sesa po shohim nga bombardimet nëse nuk jemi në gjendje të rindërtojmë këtë sistem shëndetësor dhe të ofrojmë bazat e jetës si: ushqim, ujë, ilaçe dhe natyrisht karburant”, tha zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: