Ndeshja mes Bayern Munchen dhe Union Berlin nuk u luajt të shtunën (Allianz Arena) për shkak të borës që bëri të pamundur zhvillimin e takimit në kushte normale. Tashmë është vendosur edhe data se kur do të mbahet sfida. Klubi bavarez ka njoftuar se 90 minutëshi i kampionatit do zhvillohet me 24 janar 2024.

“Ndeshja e shtyrë e FC Bayern, në Bundesliga, kundër Union Berlin është riorganizuar për të mërkurën, 24 janar 2024 në orën 20:30 në Allianz Arena. Ndeshja e 13-të ishte planifikuar fillimisht për t’u zhvilluar të shtunën e kaluar, por më pas u shty për shkak të sigurisë dhe kushteve të udhëtimit pas reshjeve të mëdha të borës në Mynih. Biletat për së shtunës mbeten të vlefshme për ndeshjen e riorganizuar.”-shkruan Bayern.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb