Gjithsej 80 ushtarë izraelitë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës së nisur nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës me qëllim “eliminimin e Hamasit”, tha sot shërbimi për shtyp i ushtrisë izraelite për AFP.

Pas tre javësh granatime të rënda, Izraeli nisi një sulm tokësor në enklavën palestineze më 27 tetor në përgjigje të një sulmi të 7 tetorit nga Hamasi në Izraelin jugor që la 1200 të vdekur, kryesisht civilë, sipas autoriteteve izraelite.

Operacionet izraelite në Rripin e Gazës kanë lënë gati 16,000 të vdekur, kryesisht civilë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: