ITALI

Të paktën katër persona humbën jetën pas zjarrit që shpërtheu gjatë mbrëmjes në spitalin e Tivolit, në periferi të Romës.

Sipas asaj që mësohet nga mediat italiane, bëhet fjalë për dy persona të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, një i tretë si pasojë e një ataku kardiak si dhe një pacient tjetër.

Rreth 200 pacientë u larguan nga godina. Mes tyre janë 7 fëmijë dhe një grua shtatzënë, si dhe pacientët me Covid që ndodheshin në pavijonin e katit të parë.

Flakët janë shuar, por evakuimi i spitalit, i mbushur me tym, vazhdon ende.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: