Ish-kreu i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj ka zhvilluar një takim me legjendën e trajnerëve Arrigo Sacchi, trajneri i Milanit dhe kombëtares italiane.
Po ashtu e pranishme ka qenë dhe bashkëhsortja e të ndjerit Paolo Rossi, Frederica Capelletti.
“Një takim special dhe shumë i veçantë me legjendën e trajnerëve Z. Arrigo Sacchi trajneri i Milan dhe kombëtares italiane gjithashtu dhe me Presidenten e futbollit të femrave në Itali Znj. Frederica Capelletti bashkëshortja e të ndjerit Paolo Rossi.”, ka shkruar përkrah fotove Salvador Kaçaj.
(BalkanWeb)
