Dinamo pësoi disfatë 3-1 me përmbysje, në transfertën e Vllaznisë. Pas ndeshjes, trajneri i dinamovitëve, Dritan Mehmeti, dha prononcimin e tij për mediat.

Ndaleni nga Vllaznia.

Më vjen keq si kemi pësuar sot. E nisëm shumë mirë. Kemi gabuar jo sepse Vllaznia nuk e meritoi, por ne e dhuruam. Po të shohim ishim në avantazh dhe humbëm topin. Tregohemi të papërqëndruar në goditjet standarde, goli i dytë dhe tretë. Kishim mundësitë tona dhe kur shkuan 2 me 1, por reagoi shumë mirë portieri kundërshtar. Ndodh në futboll. Më vjen keq për mënyrën si u mundëm sot.

Pas shënimit të golit, skuadra u mundua të mbrojë. Në 3 goditje standarde, morët 2 gola. Mendoni mund ta kishit mbuluar më mirë?

Përsa i përket pyetjes së parë, skuadra ishte në zotërimin e topit dhe duhet të ishim të kujdesshëm. Duhet të ishim të kujdesshëm për të mos lejuar kundërshtarët. Dhe në goditjet standarde, ku kishim marrë masat pësuam. Vllaznia dhe në raste të tjera në të tilla situata ka shënuar. Dhe te goli i tretë nuk na dha mundësi, dhuruam goditje këndi, por dhe dy lojtarët tonë, njëri në zonë po dhe në zonë i mori kohën Balaj. Ndodhin në futboll dhe më vjen keq.

Shkojmë te skuadra e kundërshtarit, kemi pasur mundësi për të ngushtuar rezultatin apo për t’u futur në lojë. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Deri më tani suksesi që lidhe lojën në mbrojtje të Dinamos dhe u bë blind. Pse nuk ndodhi sot që kur ishit në avantazh të merrnit fitoren?

Skuadra realizoi shpejt dhe uli ritmin. Kjo skuadër duhet të jetë gjatë gjithë kohës e përqëndruar. Sot vendosën episodet. Loja ka qenë e barabartë, me raste ne më efikas dhe të rrezikshëm përballë kundërshtarët. Te goditjet standarde që kisha frikën, e pësuam.

Gabuat në goditje standarde?

Patjetër se 2 gola në goditje standarde.

Ndërrimet.

Bëra katër ndërrime Ermal dhe u mundova të jem sa më ofensiv. E vështirë ta cekuilibrosh Vllazninë. Po priste të lironim zonat dhe të na kapte në kundërsulm me Çobën dhe Grudën. Nëse do ngushtonim diferencën, mund të ishim futur në lojë dhe ta vinim në panik Vllazninë. Ky është futbolli megjithatë.

2 ndeshje të mbetura.

Duhet të analizojmë humbjen e sotme dhe të shohim përpara. Të punojmë fort sepse është kundërshtar që ka bërë diferencën dhe do bëjmë maksimumin për të dalë me rezultat pozitiv. Pra do merremi me ndeshjen e radhës.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: