Kënga e re e Rihanna-s i ka rrëmbyer të gjithë, përfshirë edhe të famshmit. Ka qenë edhe Altuna Sejdiu, e cila një pjesë të klipit e ka shpërndarë në profilin e saj në “Instagram”.

Por ajo që bie në sy është mbishkrimi sipër videos ku Tuna thotë: “Ti kishe nevojë për mua”, duke ndarë edhe një pjesë të tekstit që rastësisht lidhet me të. Duke ditur situatën momentale të këngëtares, e cila sapo ka përfunduar lidhjen me reperin Cozman, patjetër që mendja na shkon që ky postim nuk është krejt rastësor.

Kjo nuk është hera e parë që Tuna dhe Cozman përballen me kriza në lidhjen e tyre, por duket se kësaj radhe gjërat janë më ndryshe. Ditë më parë ju kemi informuar se çifti i famshëm tashmë jetojnë në banesa të ndara dhe se nuk kanë më komunikim me njëri-tjetrin.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb