Arkeologët kanë zbuluar disa dhoma të një shtëpie të lashtë romake me mure të dekoruara me mozaik jo shumë larg Koloseut në Romë.
“Ekspertët e Parkut Arkeologjik të qytetit zbuluan dhomat në një vend midis Forumit Romak dhe Kodrës Palatine, një nga shtatë kodrat e Romës”, njoftoi Ministria Italiane e Kulturës.
“Dekorimet e pazakonta të mureve me mozaik të shtëpisë luksoze, e cila ndoshta është ndërtuar në fund të shekullit të II para Krishtit, janë veçanërisht të jashtëzakonshme”, thanë ekspertët.
“Skenat e përshkruara në të ashtuquajturat “mozaikë të thjeshtë” janë veçanërisht mbresëlënëse”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Ato përbëhen nga lloje të ndryshme guaskash deti, gurë mozaik, xhama të çmuar, pllaka të vogla mermeri të bardhë dhe gurë të tjerë shumëngjyrësh.
Ato përshkruajnë disa figura të ndryshme në një sekuencë komplekse tablosh, ku përfshihen bori, pjesët e anijeve dhe vazo nga të cilat mbijnë zhardhokët dhe lule zambaku.
Dhomat e shtëpive të qytetit shtrihen në dy kate dhe ndodhen në zonën përreth Horrea Agrippiana, kompleksi më i vjetër monumental që nga periudha e Augustit të Romës së lashtë.