TIRANE- “Ti nuk je grua që blihesh”. Kështu ka deklaruar motra e ish-bashkëshortit të këngëtares Bleona Qerretit, Vera Bardha. Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ Bardha i ka bërë një dedikim ish-kunatës, duke theksuar se këngëtarja është femër që nuk blihet.
Teksa ka shpërndarë foton e këngëtares në “Zonë e Lirë”, ku fliste për marrëdhënien e saj me aktorin Van Damme, Vera flet edhe për një sens të veçantë humori që ka Bleona.
“Bleona njerëzit nuk të njohin ty dhe zemrën tënde. Ti nuk je grua që blihesh. Sensi jot i humorit më pëlqen shumë. Të dua”, citohet në mesazhin e ish-kunatës së Bleonës, të cilët ajo e ka shkruajtur në anglisht.
(ed.me/BalkanWeb)
