PRISHTINE – Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë.

Sipas VV, Serbia me këto zgjedhje po rikonfirmon praninë e saj në Kosovë, dhe njëkohësisht në praktikë po jetëson qëndrimin e saj se Kosova është pjesë e Serbisë.

“Nuk ka dyshim që zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, duke qenë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në bazë të Kushtetutës, Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.”

“Zgjedhjet e vetme që mund të mbahen në territorin e Republikës së Kosovës janë zgjedhjet për institucionet qendrore apo lokale të Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Vetëvendosje, konsideron se Qeveria e Kosovës ka dështuar t’i kryejë detyrat e veta shtetërore, derisa ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb