Autoritetet serbe kanë arrestuar në Novi Sad gazetarin maqedonas Zoran Bozhinovski, i cili publikoi përgjimin erotik të Ermira Mehmetit dhe ish Zv.Kryeministrit maqedonas Musa Xhaferi.
Policia e Maqedonisë kishte lëshuar fletëarrestin për Bozhinovskin, i cili do të nxirret para gjykatësit në Novi Sad, më pas do të ekstradohet në Maqedoni.
Publikimi i videos solli jo vetëm zhurmë në rrjetet sociale, por pas shumë diskutimesh edhe debatesh në partinë shqiptare BDI, pjesë e së cilës janë dy të përgjuarit.
Ndërkaq, BDI dhe Ermira Mehmeti, e denoncuan këtë video publikisht dhe në Prokurori si montazh dhe shantazh.
(er.nu/BalkanWeb)