Plagosje me armë te ‘Varri Bamit’ në Tiranë. Ngjarja ndodhi afër xhamisë së Xhurës në këtë zonë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për një 58-vjeçar të plagosur, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e konfliktit. Sakaq, nuk dihet ende gjendja e personit të plagosur.

58-vjeçari është qëlluar me pistoletë teska po qëndronte në afërsi të xhamisë.

Në vendngjarje edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: