Teuta është përforcuar në mesfushë. Matias Lloci ka firmosur me durrsakët. Lajmi është dhënë nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Futbollisti ka luajtur në Belgjikë për W esterlo dhe Virton, ndërsa ka mbajtur veshur edhe fanellën e qipriotëve të Omonia Aradippou.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori, Matias Lloci është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 23 vjeçar, i cili vjen te Teuta pas eksperiencës pozitive me ekipin e Virton, në Belgjik ndërsa ka luajtur edhe me klubin e KVC Ëesterlo.

Lloci ka qën njëkohësisht kontigjent i ekipeve përfaqësues të Beligjikës U17, U18 dhe U-19. KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit #MatiasLloci dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë” – Shkruan klubi.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb