Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin e Abruzzos në Italinë qendrore pasi një grup alpinistësh italianë janë goditur nga një ortek masiv dëbore.

Një italian 45-vjeçar, pjesë e grupit alpinist ka ndërruar jetë pasi u godit nga orteku në malin Sirente.

Raportohet se së bashku me të ishin edhe 4 alpinistë të tjerë, të cilët janë gjetur nga ekipet e kërkimit dhe autoritetet, të cilat po punojnë për shpëtimin e tyre.

Sipas mediave italiane edhe pse në vendngjarje mbërriti helikopteri ambulancë me stafin mjekësor, 45-vjeçari ishte në gjendje kritike dhe nuk mund të shpëtohej.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb