Leonardo DiCaprio dhe partnerja e tij, Vittoria Cerretti, u panë duke kaluar një darkë romantike. Aktori 49-vjeçar dhe modelja 25-vjeçare janë parë në restorantin e ri ‘Cipriani’ në Beverly Hills të Kalifornisë.
Në fotot e reja të siguruara nga Page Six, DiCaprio u përpoq të mbante një profil të ulët teksa u pa duke dalë nga restoranti i pasur i veshur me një kapele të zezë, një triko të zezë, xhinse të zeza dhe atlete.
Çerreti mahniti me një bluzë argjendi me tegela me një dekolte të thellë, të cilën e veshi poshtë një xhakete të bardhë me një prerje leshi rreth qafës. Çifti është fotografuar disa herë gjatë muajve të fundit. Në dhjetor ata u panë duke dalë nga një restorant parizien, por dolën të ndarë nga restoranti për të mos rënë në sy.
Leonardo DiCaprio, 49, and girlfriend Vittoria Ceretti, 25, spotted on romantic dinner date in Beverly Hills https://t.co/7VOzwsnw42 pic.twitter.com/ZBVDyhGnQX
— Page Six (@PageSix) January 14, 2024
Javë më parë, ylli i Hollivudit u pa duke kaluar kohë me modelen dhe familjen e saj në Londër pas Ditës së Falënderimeve.
Ceretti ishte gjithashtu në krah të DiCaprios kur ai festoi ditëlindjen e tij të 49-të në nëntor 2023 në një festë në Beverly Hills. Një dëshmitar okular në ngjarje tha se çifti ishte “i dashur me njëri-tjetrin dhe puthej gjatë gjithë natës”.
Në shtator 2023, një person i afërt me çiftin i tha Page Six se ata kishin ” kaluar shumë kohë së bashku gjatë muajve të fundit”. “ Ata kënaqen duke u njohur me njëri-tjetrin në një nivel më të thellë ”, shtoi burimi.
DiCaprio dhe Cerretti u panë për herë të parë së bashku në një klub në Ibiza, Spanjë në gusht 2023, ku u fotografuan duke shkëmbyer një puthje pasionante.
