Recete nga znj Eneida
Përbërësit

550 gr miell
200 gr gjalpë
180 gr sheqer pluhur
1 vezë e plotë
2 të verdha veze
4 lugë pana për ëmbëlsira
1 lugë të vogël pluhur pjekës
Një majë gishtash kripë
2 lugë gjelle kakao
Pak vanilje

Përgatitja

Në një tas të thellë do të rrahim gjalpin të cilin e kemi në temperaturë ambjenti, bashkë me sheqerin pluhur dhe do të shtojmë vezët dhe panën.
Shtojmë miellin, kripën, vaniljen dhe pluhurin pjekës. E ngjeshim dhe e ndajmë në dy pjesë.
Te njëra pjesë shtojmë kakao dhe e ngjeshim prapë. I mbështjellim me qese celefoni dhe i vendosim për një orë në frigorifer. Më pas i nxjerrim dhe i punojmë prapë. I ndajmë në toptha të vegjël dhe me secilit prej tyre i japim formë cilindrike me trashësinë e një stilografi.
I harkojmë dhe bëjmë bashkë një me kakao dhe një pa kakao, në formë rrethi. Duke e shtypur njërin hark te buzët, vendosim tjetrin sipër dhe kështu bëhet rrethi. I pjekim me 180 gradë për afërsisht 20 minuta.
I lëmë të ftohen përpara se t’i shijojmë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: