TIRANE – Vajza në foto është Adeila Makashi, 28 vjeçe, e bija e 51-vjeçares Luli Makashi, të dyja të shpallura në kërkim për mashtrimin e qytetarëve.

Policia e Tiranës ka zbardhur dje një skemë mashtrimi pas denoncimit të bërë nga 27 persona në qytete të ndryshme të vendit. Kështu, në pranga ka përfunduar një 25-vjeçar, ndërsa janë shpallur në kërkim nënë e bijë.

Të tre këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kanë premtuar personave të ndryshëm se do t’u siguronin dokumente punësimi dhe studimi për në Kanada, Australi, Angli e në disa vende të ndryshme jashtë shtetit, kundrejt shumave të konsiderueshme parash.

239

Policia e Tiranës bëri të ditur se i arrestuari është Klevis Rreshka, ndërsa po punohet për kapjen e 51-vjeçares Luli Makashi dhe vajzës së saj, Adeila Makashi, 28 vjeçe. Sipas burimeve të policisë së kryeqytetit, bëhet me dije se shuma që tre personat e sipërpërmendur u kanë marrë 27 qytetarëve që kanë bërë kallëzim, kapte një vlerë prej rreth 5 milionë eurosh në total.

Të njëjtat burime sqaruan, se skema e mashtrimit që përdornin këta tre persona ka rreth 2 vite e gjysmë që aplikohej, ndërsa numri i të mashtruarve është shumë herë më i lartë.

Klevis Rreshka
Klevis Rreshka

(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: