NGA ERJON SKENDAJ

TIRANE- Qeveria ka vendosur të ndryshojë statutin e Fondit të Sigurimeve dhe Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor të miratuar dy vite më parë, duke i hapur rrugën këtij institucioni që përmes fondit të rezervës të përfshihet në ankandin e letrave me vlerë.

Ajo që Qeveria ka ndryshuar është Pika 5, e nenit 23, të statutit që i jep të drejtën Drejtorit të Përgjithshëm, me miratimin e Këshillit Administrativ, të investojë në letra me vlerë të qeverisë shqiptare duke përdorur deri në 100 për qind të fondit rezervë.

Të gjitha interesat e përftuara do t’i shkojnë llogarisë së Fondit. Të kontaktuar nga “News 24” përfaqësues të Fondit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor sqarojnë se ndryshimi është reflektim i kërkesës së bërë nga vetë Fondi.

Në këtë mënyrë fondi rezervë që përgjithësisht qëndron stok dhe përdoret vetëm në situata emergjence të paparashikuara, mund të investohet në letra me vlerë dhe në fund interesat mbi principalin, që llogariten si përfitime të pastra nga i gjithë procesi do t’i shkojnë si vlerë financiare shtesë arkës së institucionit. Në këtë pikë Fondi i Sigurimeve sqaron se përfshirja në blerjen e letrave me vlerë do të ushtrohet për periudha të shkurtra njëjavore që nuk cënojnë aspak sistemin shëndetësor.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: