SUEDI- Shteti Islamik ka paralajmëruar sulme të mundshme terroriste në Suedi. Kjo ka vënë në lëvizje autoritetet suedeze, ndërsa theksoi se kryeqendra e sulmit do jetë festivali i këngës ‘Eurovision’ që do të mbahet më 14 maj.

Shërbimet e sigurisë në Suedi kanë paralajmëruar se tetë pjesëtarë të ISIS-it kanë mbërritur në Stokholm për të kryer një sulm masiv terrorist.

Sipas Daily Star, Eurovizioni do të mbahet në arenën Globe, e cila mban më shumë se 16 mijë njerëz. Sakaq, menaxheri i këtij festivali, Jesper Eckinger ka thënë se janë duke punuar me policinë.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: