Nga: ZONJA VJOLLCA*
500 ml qumësht
1 pako maja pluhur
100 gr sheqer
1 lç kripë
2 vezë
1 kg miell
Lëkura e 1 limoni
150 gr gjalpë
1 e verdhë veze për lyerje
Fillimisht vakim qumështin, shtojmë në të një pako maja pluhur e trazojmë mirë me tel vezësh që të shkrijë, më pas shtojmë sheqerin, vazhdojmë trazimin duke shtuar më pas dhe kripën. I trazojmë mirë përbërësit duke shtuar në fund dy kokrra vezë të plota. Ndërkohë në tasin me miell shtojmë lëkurën e një limoni e përziejmë me miellin duke shtuar më pas qumështin trazuar me përbërësit e mësipërm. I trazojmë në një mikser dore duke shtuar gradualisht gjalpin në temperaturë ambienti. Trazojmë brumin derisa të na formohet një brumë jo shumë i fortë, e pudrosim me pak miell dhe më pas vendosim një picetë dhe e lemë të pushojë për 30-40 minuta derisa brumi të dyfishohet.
Më pas i japim formën që dëshirojmë gërshet apo kurorë. E lemë përsëri brumin në tavë të pushojë për 15 minuta, më pas e lyejmë me të verdhë veze dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
