TIRANE – Simptoma më e zakonshme e ulçerës në stomak është dhimbja e vendosur nën kafazin e kraharorit. Dhimbja e ulçerës ndodh në intervalin midis ngrënies, kur stomaku është bosh dhe lirohet kur konsumohet ushqim. Por, në disa raste kjo dhimbje përkeqësohet edhe më tepër duke ngrënë. Mund të ndodhë që ulçera të shoqërohet me të përziera dhe të vjella. Simptomat e saj priren të ndodhin për periudha që zgjasin nga një deri në dy muaj, sidomos në pranverë dhe në vjeshtë.
Shkaqet – Ulçera është një lezion që ndodh në sipërfaqen e brendshme të stomakut (ulçera gastrike) ose duodenum (ulçera duodenale). Lëngjet gastrite të sekretuara nga stomaku janë shumë acide dhe gërryese. Kur faktorët mbrojtës të mukozës gastrike dhe duodenale janë më pak për shkak të një inflamacioni kronik ose të veprimit irritues, sulmi i enzimave të tretjes shkakton plagë të quajtura ulçera peptike.
Shkaqet kryesore të këtij çrregullimi janë gastriti kronik, faktorët gjenetikë, prodhimi i tepërt i lëngjeve acide të stomakut, faktorët socialë dhe mjedisorë, duke përfshirë zakonin e pirjes së duhanit dhe kequshyerjen, stresin (njerëzit priren të jenë të shqetësuar dhe emocionalë) dhe veprimi i barnave. Në shumë raste ulçera gjithashtu mund të jetë shkaktuar nga bakteri Helicobacter.
Kura për ulçerën
Ushqimi luan një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e ulçerës. Pacientët me ulçër nuk kanë asnjë përfitim të veçantë nga të ashtuquajturat dieta në të bardhë. Në vend të kësaj, një dietë e ekuilibruar është e dobishme si në aspektin e kalorive, ashtu edhe në përmirësimin e situatës.
Ushqimi kundër ulçerës duhet të jetë me vlera të ulta ushqimore, i rafinuar dhe me yndyrë të lartë. Është shumë e rëndësishme të ndani konsumimin e ushqimit në tre vakte kryesore dhe në dy të vogla. Ushqimi duhet të konsumohet ngadalë, duke u përtypur qetë dhe mirë. Është e rëndësishme të mos hani në mënyrë të pakontrolluar.
Ata që vuajnë nga ulçera duhet të përjashtojnë nga dieta e tyre verën, birrën dhe të gjitha pijet e tjera alkoolike, sepse alkooli stimulon sekretimin e acidit. Ndoshta, alkooli mund të merret duke e holluar me ujë, por gjithsesi fare pak. Gjithashtu, për t’u shmangur është edhe kafeja, çaji dhe produktet e tjera që përmbajnë derivate të kafeinës. Mund të favorizojnë fillimin e ulçerës apo vonojnë shërimin e saj pijet me shumë sheqer, duke përfshirë edhe lëngjet e frutave.
Është gjithashtu e këshillueshme për t’u shmangur, ose të paktën me kufi, konsumi i ushqimeve që stimulojnë lëngëzimin e stomakut, për shembull të kufizojmë kripën dhe supën e mishit. Por duhet të përjashtojnë nga dieta erëzat, veçanërisht piperin, specin e kuq dhe të gjithë ushqimet pikante.
Ata që vuajnë nga ulçera duhet të ndalojnë plotësisht pirjen e duhanit.
Në fazën akute mund të hani perimet me gjethe jeshile, të pini lëngun e karotës dhe lëngun e lakrës si dhe qumështin e bajames. Edhe qumështi i dhisë së papërpunuar është efektiv kundër ulçerës.
Bimët që mund të jenë të dobishme janë kamomili (parandalon dhe shëron), jamballi (redukton gastritin e stomakut dhe ulçerat duodenale), farat e sanës, kërpudhat, xhenxhefili, barbaroza, lëng luleradhiqe dhe rrënjë alte.
Mjekësia tradicionale kineze për ulçerën
Gastriti, ulçerat duodenale, kanceri i stomakut dhe problemet me mostretjen e ushqimit janë të gjitha probleme që trajtohen në mjekësinë tradicionale kineze me produkte të tokës.
Parësi ajo i jep mirëqenies së shpretkës, e cila është organi me funksion thithës, menaxhon prodhimin e energjisë së nxjerrë nga ushqimi, garanton ushqimin e katër gjymtyrëve si dhe rendin e organeve të barkut. Shpretka është e lidhur ngushtë me stomakun dhe merret me përpunimin e ushqimit dhe ekstraktit të energjisë të po atyre ushqimeve.
Aromaterapi për ulçerën
Vaji esencial nga karafili është produkti më i rekomanduar në rastin e ulçerës. Edhe vaji balsam i limonit është mjaft kurativ. (Shije)
(er.nu/BalkanWeb)
