Tullat që ishin ngarkuar në një kamion kanë përfunduar në mes të rrugës në aksin Kardhiq-Delvinë, duke krijuar vështirësi qarkullimi e madje një mjet tjetër është përplasur me to.

Bëhet fjalë për një mjet tip Benz që ka pësuar dëmtime. Ende nuk dihet shkaku se pse tullat përfunduan në rrugë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb