Para disa ditësh në Spitalin Veterinar në Sauk është kryer një operacion tepër i vështirë i pari i këtij lloji në Shqipëri. Operacioni Artrodezis që do të thotë fiksimi i nyjeve të këmbës dhe transplanti i indeve të buta në këmbë duke bërë rikonstruskionin e këmbës dhe indeve të buta.
Ky operacion i rrallë u krye nga ekipi i doktorëve veterinerë kirurg të Spitalit Veterinar dhe kirurgut të mirënjohur nga Turqia Profesor Kamuran Pamuk i cili erdhi nga Turqia enkas për këtë operacionin teper delikat.
Spitali ndodhet në Rrugen e Elbasanit, Sauk.
Spitali Veterinar i Tiranës është qendra e vetme dhe më e madhe private veterinare ne vend. Prej pesë vitesh në këtë spital për miqtë tanë me katër këmbë janë shpëtuar mijëra jetë dhe është bërë kujdes i veçantë që kafshët të marrin shërbim adekuat dhe në kohë sa më të shpejtë e më cilësi sa më të mirë.
(d.b/BalkanWeb)
